I derdhet kafja duke hyrë në Parlament, gjesti i kryeministrit holandez duartrokitet gjerësisht

Mos shikoni Shqipërinë, ku të jesh ministër, kryeministër dhe kryebashkiak është si një garë në llojin e politikanëve se kush vjedh më shumë, por le të hedhim sytë përtej kufijve.

Kultura e një vendi ka të bëjë shumë dhe asgjë nuk mund të bëhet me inponim, sigurisht tek ne bëhet për shtirje shumicën e rasteve.

Mirëpo, kryeministri i Hollandës, Mark Rutte ka befasuar të gjithë me gjestin e tij.

Në ambientet e Parlamentit, kryeministri kishte në dorë një kafe në gotë plastike, por papritur gota i rrëshqet dhe kafja e derdhet në dysheme.

Kryeministri reagon shumë natyrshëm dhe merr leckën nga duart e sanitares dhe e pastron vetë vendin ku u derdh kafeja.

Ky gjest, bëri që kryeministri Rutte të duartrokitej nga stafi i sanitareve, pasi në ato momente të gjithë prisnin që ai të vazhdonte rrugën dhe vendin ta lante sanitarja që ndodhje në turn.

Para se të jesh gjithçka tjetër, njeriu duhet të jetë human (njeri)!

YouTube player

SHKARKO APP