I doli Lotaria Amerikane, kryebashkiaku i Pogradecit: Provojmë fatin

Të shumtë janë shqiptarët që u gëzuan pasi dolën përgjigjet e Lotarisë Amerikane, sikurse nuk ishin të paktë ata që u mërzitën pasi fati i Amerikës së artë nuk u trokiti as këtë herë.

Mes fatlumëve ka qenë edhe Eduart Kapri, kryebashkiaku i Pogradecit, i cili pati fatin e mirë t’i dilte Lotaria Amerikane.

Por, a do të largohet ai nga vendi, sapo të ketë gjithë dokumentet në rregull, kohë që përkon me përfundimin e mandatit të tij?

Vetë Kapri thënë se nuk mendon të largohet nga Shqipëria pasi i pëlqen vendi dhe dëshiron që të vijojë ta ndërtojë jetën këtu.

Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vjet rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu”, është shprehur Kapri .

SHKARKO APP