I propozon të dashurës për martesë në aeroport, ajo nuk pranon dhe largohet

Nuk ka arritur dot të nisë fluturimin ai tullumbac i kuq me dedikim, me të cilin një djalosh donte të deklaronte historinë e tij të dashurisë.

Priti të dashurën e tij në aeroportin e Katanias për të bërë propozimin e ‘sikletshëm’ të martesës.

Kishte organizuar gjithçka  me detaje: kishte blerë unazën, studiuar fjalët e duhura dhe madje kishte bindur administruesit e faqes së Facebook-ut të ‘Fontanarossa’ të publikonin një post për mbështetje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka shkoi kot: në momentin që ai u gjunjëzua dhe mes syve kuriozë të njerëzve, i kërkoi  të martoheshin, ajo refuzoi  dhe iku, duke e lënë të shushatur të dashurin dhe të pranishmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Episodin e trishtë e nxori në faqen e facebook-ut pikërisht Aeroporti i Katanias në Siçili, ku ‘lumi’ i komenteve përmbante edhe disa fyese në drejtim të ‘Romeos’ së pafat.

Siç shkruajnë disa komentatorë në postim, një rol domethënës ka patur edhe mamaja e vajzës, e cila e ka marrë vajzën dhe më pas është kthyer kundër djalit.

Fatmirësisht, kishte edhe shumë komente inkurajuese dhe solidarizimi, si psh ky: “Miku im, kushdo ti qofsh, ke patur kurajo të paparë dhe është për t’u komplimentuar e gjitha kjo. Nëse shkon mirë, shkon, përveç rastit të vjehrrës…Nëse nuk shkon mirë, amin. Ajo nuk të meritonte.”

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?