“Ia ka futur skeçeve të Cekes”, plas gallata me OFL-në Ramës: Vetëm organizatat terroriste dalin me syze
Prej dy ditësh Policia po vë në zbatim Operacionin Forca e Ligjit që synon në parim sekuestrimin e pasurive që rrjedhin si pasojë e aktivitetit kriminal, i kaluar me një akt normativ që ka vendosur mjaft në pikëpyetje Kushtetutën dhe funksionimin e organeve te reja të drejtësisë.
Ky operacion fillimisht u trumpetua nga qeveria se synonte që të vinte para drejtësisë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, por kjo rezultoi të ishte një flluskë, sa kohë që këta të fundit, nuk përmenden në asnjë pikë të aktit normativ.
E për tu kthyer te operacioni, në dy ditët e para, është bërë çdo përpjekje për tërheqjen e vëmendjes, nga sekuestrimi i pasurive të familjes Hajri, për herë të dytë brenda më pak se 5 vitesh, e deri te një police seksi, që dilte në derën e familjes, dhe tregonte detajet e operacionit.
E njëjta doli dhe paraditen e sotme, kur njoftoi se ishte kërkuar hetim pasuror për Lulzim Berishën e Durrësit, dhe Ardian Çapjan e Elbasanit, të cilët duhet të plotësojnë formularët brenda 28 orësh, në të kundërt i lind e drejta Ardi Veliut, që të shpallë nën sekuestro pasurinë e tyre, deri në një vendim të prerë nga ana e Gjykatës, pas konsultimit të provave nga ana e SPAK.
Pikërisht kjo nevojë për ta veshur aksionin me shumë shoë, me dalje me size, në një kohë kur policia pagaun një zëdhënës, nuk ka kaluar pa vëmendje në rrjet, dhe nuk janë kursyer as memet e statuset pikante.
I tillë ishte dhe ai i gazetarit Klodian Tomorri, i cili shkruante se: Sekuestrim prone me stand up eshte kryevepra e kryeveprave boterore te karagjozllikut. Kjo ja ka futur edhe skeceve te Koco Devoles me Ceken ne kohet e tyre me te arta. Ueeeee.
Nje gje nuk e kam kuptuar asnjehere. Ky Rama keto i ben enkas per tu tallur apo i duken vertete gjera te zgjuara! Shume dileme eshte.
Oficeres, emrin të cilës sigurisht që nuk ia dimë ende, pasi shfaqet në ekran në kushtet e anonimatit, me siguri që nuk do ti pëlqejnë shumë prej montazheve, por duhet ti merrte parasysh, sa kohë që ka zgjedhur të jetë fasadë, i një operacioni që do të duhej të frikësonte çdokënd që ka lidhje me krimin.