Indonezia fton bizneset shqiptare në ekspozitën më të madhe të Azisë Juglindore

Indonezia fton bizneset shqiptare që të marrin pjesë në një ekspozitë biznesi, një nga më të mëdhatë në Azinë Juglindore. Ekspozita në fjalë organizohet në Tetor, por bizneset që duan të marrin pjesë mund dhe duhet ta dinë më parë.

Për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë ekspozitë mund të njiheni me programin e saj!

Të interesuarit mund të kontaktojnë me Konsullatën në format e mëposhtme

E-mail: indonesianconsul@yahoo.com 

Nr. i Konsullatës: 00355 42 500 48

Indonezia është shteti më i madh në Azinë Juglindore me sipërfaqe dhe numër të popullsisë. Ajo shtrihet në Arkipelagun e Malajës. Pozita gjeografike është shumë e volitshme. Ajo quhet edhe “urë” lidhëse natyrore. Indonezia shtrihet në udhëkryqin më të rëndësishëm të botës. Rol të rëndësishëm luan ngushtica e Malajës dhe Sudanit. Është shteti i më shumë se 3 mijë ishujve. Relievi është kryesisht malor, maja më e lartë është Kinabala më lartësi 4101m. Shtrihet në një zonë sizmike, ku ka më se 400 vullkane, ku prej tyre 106 janë aktive. Në këtë shtet ka paraqitje të shpeshta të tërmeteve. Klima është ekuatorialo-monsumike me temperatura të larta dhe reshje të mëdha.

Politika

Indonezia administrohet në 33-provinca, katër nga të cilat kanë statut të veçantë. Secila nga provincat ka sistemin e legjislaturës, politikës dhe qeverinë e vetë. Provincat ndahen në njësi administrative të quajtura kabupaten dhe qytete e të cilat ndahen në nën administrime. Këto nën administrime ndahen më tutje në grupe të fshatrave të quajtura desa apo kelurahan. Pas reformave të vitit 2001 qeverisja e Indonezisë është bartur në qendrat provinciale. Në jetën e përditshme rolin kryesorë në administrimin e fshatrave e ka qeveria e nivelit të fshatrave e cila udhëhiqet nga shefi (lurah ose kepala desa) i zgjedhur i bashkësisë së fshatrave. Provincat Aceh, Jakarta, Yogyakarta dhe Papua kanë të drejta më të mëdha se provincat tjera në legjislacion, privilegje dhe shkallë të lartë të autonomisë. P.sh: Qeveria e Acehmes-ë ka të drejtë të krijojë sistem të pavarur legjislacioni dhe në vitin 2003 ka instaluar sistemin islamik të sheriatit, Yogyakarta ka marrë statusin e regjionit special pas mbështetjes që i ka dhënë Republikanëve Indonezianë gjatë revolucionit në Indonezi. Pastaj Papua më parë e njohur edhe si Irian Jaya ka marrë statut special po ashtu në vitin 2001, ndërsa Xhakarta mbete edhe më tej si regjion me statut special.

Gjeografia

Indonezia është shteti më i madh i Azisë Juglindore me sipërfaqe dhe numër të popullsisë. Ajo shtrihet në Arqipelagun e Malajës. Pozita gjeografike është shum e volitshme. Indonezia quhet edhe : “urë” lidhëse natyrore. Indonezia shtrihet në mes Oqeanit Paqësorë dhe Oqeanit Indian, në njëren anë, dhe, në anën tjetër, mes Azisë dhe kontinetit të Australisë. Indonezia shtrihet në udhëkryqin më të rëndësishëm të botës. Rol të posaqëshëm luan ngushtica e Malajës dhe e Sundit. Është shteti i më se 3 000 ishujve.

Ekonomia

Vlerësohet për eksporte dhe importe dhe eksportet më të rëndësishme janë mes: Japonisë (22,3 %), Shteteve te Bashkuara te Amerikës (13,9 %), Kinës (9,1 %), dhe Singaporit (8,9 %). Ekonomia kryesore e importit është Japonia (18,0 %), Kina (16,1 %), dhe Singapori (12,8 %). Indonezia ka një shtirje te madhe tek burimet natyrore, duke përfshire këtu Nafta, gazi natyral, bakri dhe ari.

Demografia

Indonezia për nga numri i banorëve është vendi i Parë dhe vendi më i madh islamik në botë. Edhe pse nuk është zyrtarisht shtet musliman ajo de facto ka një popullsi të madhe, e cila i përket fesë islame dhe shumica prej tyre ndjekin degën Sunni. Gjatë periudhës në mes vitit 1997 dhe 2000 numri i popullsisë është rritur me 30 milion banorë. Indonezianët kryesisht i takojnë grupit të malajës dhe ndahen në 300 grupe etnike, të cilët flasin 500 gjuhë dhe dialekte të ndryshme.

SHKARKO APP