Instagram arrin 1 miliard përdorues dhe hap TV

Instagram vijon që të rritet dhe të krijojë funksione të reja në shërbim të përdoruesve.

Rrjeti social ka arritur 1 miliardë përdorues në të gjithë botën dhe ka hapur televizionin Instagram TV.

Lajmi u bë me dije këtë të mërkurë, në një prezantim të posaçëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nis një kapitull i ri i videove në Instagram, IGTV kanali i ri”, deklaroi themeluesi i aplikacionit, Kevin Systrom.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo përdorues mund të jetë një krijues, i cili mund të ngarkojë videon e tij nga aplikacioni apo nga webi, për të nisur kanalin e tij.

Nëpërmjet IGTV, do jetë e mundur të shfrytëzohet një hapësirë ku mund të shihen dhe ngarkohen video me një kohë maksimale, një orë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?