INSTAT: Bie me 25.5 % numri i shfaqjeve kulturore

Në tre mujorin e parë të vitit 2017 janë realizuar 213 shfaqje kulturore, duke shënuar rënie me 25,5 %, kundrejt tremujorit të parë 2016. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i spektatorëve në tremujorin e parë të 2017 është rreth 43 mijë, duke pësuar rënie me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e parë 2017 është 203 spektatorë/vizitorë për shfaqje dhe ka pësuar rritje me 15,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016.

Teatri Kombëtar Eksperimental (TKE) është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, 102 shfaqje/ekspozita në tremujorin e parë 2017. Në tremujorin e parë 2017, numri i spektatorëve është 13.647, duke shënuar rritje 9,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e parë 2017 është 134 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rritje prej 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në tremujorin e parë 2017 është 53 shfaqje/ekspozita, duke shënuar ulje me 8,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Në tremujorin e parë 2017, numri i spektatorëve është 7.918, duke shënuar rritje me 38,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e parë 2017 është 149 spektatorë/vizitorë për shfaqje, duke pësuar rritje me 51,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i frekuentuesëve të Bibilotekës Kombëtare në tremujorin e parë 2017 është 35.707, duke shënuar rënie me 31,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Në tremujorin e parë 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 4.874 botime, 11,6 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime, 927 ishin tituj të rinj dhe 3.947 ekzemplarë të rinj. /a.g/

SHKARKO APP