Inva Mula në Beograd, e pret vetë Vuçiç
Magazinë E Mërkurë, 21 Prill 2021 18:23
Sopranoja shqiptare, Inva Mula tashmë po qëndron në Beograd, pasi në mbrëmjen e së mërkurës do të prezantohet atje me shfaqjen operistike “La Boheme”.
Dhe në kuadrin e kësaj, ajo është pritur edhe nga vetë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili i ka uruar asaj mirëseardhjen.
Ky prezantim skenik i artistes së madhe shqiptare Inva Mula në Shtëpinë e Operës së Beogradit vlerësohet të jetë i rëndësishëm, pasi që prej vitit 1945, në këtë skenë nuk është ngjitur ndonjë artist shqiptar.
Edhe vetë Inva Mula është shprehur të jetë e lumtur për këtë prezantim artistik.