Ish-deputeti i PS, Taulant Dedja: Pse mashtron Fatos Nano?

Nga ish-deputeti i PS, Taulant Dedja

Sot e kam kuptuar më në fund, falë Fevziut, pse Fatos Nano nuk u kërkoi kurrë falje as socialistëve dhe as shqiptarëve që ua la në derë Edi Ramën, të cilin e solli me thonj të paprerë nga Parisi me shumë lutje.
-Në rrëfimin e Nanos, alias Robert Çamçakizit, asgjë e rrallë nuk u pa apo dëgjua, përveç mungesës së sinqeritetit dhe teatralitetit.
-As te historia e urinës te oborri i shkollës nuk u tregua i sinqertë.
-Jo për gjë por ia kam kujtuar një herë punën e urinimit në një mbledhje Grupi Parlamentar pas te cilës e talla me “shakatë plot kripë të Duçes” dhe i kujtova që ia kish puthur dorën Rada Trajkoviçit.
-Dy komplekse inferioriteti ka ende Fatosi, atë ndaj Berishës dhe atë ndaj Metës, të cilëve u druhet gjithmonë.
-Harroi të thotë Fatosi me sa vota diferencë fitoi në Kongresin e vitit 1999 dhe nuk u tregua i sinqertë pse pas atij Kongresi ishte i detyruar ta pranonte Metën Kryeministër.
-Harroi të tregojë Fatosi si dhe pse bëri kompromis me Berishën për zgjedhjen e Topit President më 2007.
-Pra, Fatos, mos gënje kur flet për Berishën e Metën se u je drejtuar atyre sa herë ke qenë në hall!
-I vetmi moment sinqeriteti tek ti Fatos, ishte kur pranove se me kalkulime e përdore brezin tonë të eurosocialistëve në funksion të interesave të tua.
-Hallall ta kemi bëre Fatos gjithsesi!
-Harram na qoftë Fatos që nuk të larguam dot qysh më 1999!
-Por mos harro Fatos, që edhe pse kishim kandidat Pandin, me të cilin ti tallesh gjithmonë, na munde me vetëm 17 vota diferencë dhe ti e di mire kush ta dha një dorë në minutat e fundit kur ende votohej në Kongres…
-Më në fund Ramës, i cili e ka poshtëruar rregullisht, sipas meje, Fatosi i shërben në mënyrë lëpirëse dhe të pështire tani, si pjesë e detyrimit ndaj Nexhmijes dhe Ramizit që e promovuan mbi bazën e një skeme, detyrim që monitorohet nga Ruçi!
-Blloku ende në fuqi sepse edhe Fatosi është shërbëtor i Bllokut!
Fatosi nuk e fshehu mbrëmë origjinën siç u përpoq 30 vjet. Fatosi u kthye në origjinë!
-Blloku duhet shkatërruar përfundimisht më 25 Prill!
-Është mision historik për ta shpëtuar perfundimisht Shqipërinë nga mbetjet komuniste!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?