Ishulli tropikal në Bahamas del në shitje, mund ta blini me çmimin e një shtëpie

Nëse keni lënë mënjanë 2.5 milionë paund atëherë mund të bëheni pronari krenar i ishullit tuaj privat në Karaibe.

Pra, mund të blini një ishull tuajin privat me aq para sa duhen për të blerë një shtëpi në Londër.

Ky ishull tropikal vjen i ‘pajisur’ me një vilë të mahnitshme ndërsa në sfond keni ujërat blu karakteristike të Bahamas-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vend quhet ‘Victoria Point Cays’dhe ka gjithashtu një dok për barkat si dhe plazhe me palma. Të gjitha këto mund të bëhen tuajat nëse i keni paratë në dispozicion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishulli është afër Andros, një tjetër ishull Bahamian, dhe është e nxjerrë për shitje të drejtpërdrejtë në www.vladi-private-islands.de për $ 3.1m (£ 2.5m).

Në përshkrimin e pronës thuhet:

Victoria Point Cays përbëhet nga dy ishuj të veçantë të vendosur në South Bight të Andros në jug të Mangrove Cay, Andros me një total prej gati 4 hektarë. Ishulli është i kompletuar me plazhe të mrekullueshme, palma, dok të mbrojtur…është i rrethuar nga ujërat më të mahnitshme të kaltra. Këta ishuj bëjnë realitet ëndrrat tuaja për ishullin ideal privat.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?