Itali, ilaçi kundër artritit do të testohet te 330 pacientë me koronavirus

Agjensia Kombëtare Italiane e ilaçit AIFA ka aprovuar nisjen e studimit të terapisë Tocivid -19 për pacientët me polmonit të infektuar nga koronavirusi që po kurohen me ilacin Tocilizumab.

Studimi ka si objektiv mbledhjen e të dhënave shkencërisht të vlefshme për terapinë si dhe lejimin e përdorimit të ilaçit në mënyrë sistematike në trajtimin terapeutik të pacientëve.

Studimi i terapisë TOCIVID-19 do të nisë me 2 grupe pacientësh. Grupi i parë përbëhet nga 330 pacientë me polomonite që shfaqin pamjaftueshmëri frymëmarrje e që gjatë 24 orëve të fundit përdorin frymëmarrjen artificiale. Studimi do të mbledhë rezultatet e terapisë gjatë një muaji me hipotezën e reduktimit të nivelit të vdekshëmrisë tek ta.

Grupi i dytë që do të trajtohet do të jenë pacientë që prej më shumë se 24 orë marrin frymë me aparatura artificiale si dhe pacientë të sëmurë me polomonite por që marrin frymë vetë.

Objektivi i të dhënave nga ky grup pacientësh është verifikimi i përmirësimit të situatës së emergjencës nga koronavirusi.

Të dhënat e mbledhura nga efektet që kjo terapi do të ketë tek pacientët do të analizohen nga një komitet ekspertësh shkencorë që do të mund të japin dhe vlerësimin e duhur.

Studimi është promovuar nga Komiteti Shkencor i Agjensisë Kombëtare Italiane të Ilacit, nga Instituti Kombtarepër Studimin e Tumoreve në Napoli dhe nga Universitei i Reggio Emilia e i Modenas.

SHKARKO APP