Italia zëvendëson pipat plastike me makarona, super gjetje në uljen e ndotjes së ambientit

E gjithë bota është në “luftë” të hapur kundër plastikës që po ndot oqeanet dhe jo vetëm. Kjo luftë është bërë aq e ashpër sa McDonald’s hoqi nga qarkullimi pipat plastikë për t’i zëvendësuar me letër.

Por nga Italia na vjen një zgjidhje gjeniale. Me sa duket çelësi janë “pipat” që në fakt janë makarona. Nuk ndotin ambientin dhe mbi të gjitha janë bio.

Kjo metodë po aplikohet nga baret në Itali që kanë zgjedhur që pijet që ua shërbejnë klientëve t’ua servirin së bashku me “makaronat”.

Makaronat janë një zgjedhje shumë e mirë, zgjasin deri në një orë, mjafton që mos i përdorim në pije të ngrohta si për shembull çaji ose kafja.

Gjithashtu janë pa asnjë lloj shije dhe pasi ke mbaruar punë mund të hidhen në koshin e plehrave.

Me sa duket edhe klientët e kanë pritur mjaft mirë këtë risi e cila siç duket nuk i bezdis. Me sa duket makaronat po japin ndihmën e tyre në luftën kundër ndotjes së ambientit.

SHKARKO APP