Ja cila janë shenjat që tregojnë se keni kaluar koronavirusin

Pothuajse të gjithë pyesin: ”Po sikur ta kem kaluar vallë?”. Më poshtë janë disa shenja që tregojnë se  mund ta keni hedhur vërtet pas krahëve këtë sëmundje ( edhe pse përgjigjen përfundimtare për këtë e jep testi serologjik). Ja cilat janë ato:

-Nëse keni qenë shumë sëmurë në shkurt!

Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar koronavirusin.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Nëse keni pasur ethe dhe kollë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë gjasa që ju ta keni kaluar virusin.

-Papritur keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit!

Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat që dallon koronavirusin e ri. Rreth 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë. Nëse krejt e papritur, edhe ju për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, mund të keni pasur Covid-19.

-Nëse e gjithë familja u sëmur njëkohësisht!

Nëse të gjithë familjarët, dikush më shumë dhe dikush më pak, ka përjetuar grip, por në të njëjtën periudhë kohë, ka gjasa që e gjithë familja të ketë qenë infektuar.

-Nëse keni pasur shenja në lëkurë që ju shkaktonin kruajtje!

Është një nga simptomat që është zbuluar së fundmi, por e rëndësishme për të kuptuar nëse një person është infektuar me virus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?