Jamala: Fitova nga vlerat artistike, jo nga politika

Përfaqësuesja e Ukrainës në Eurovizion, Jamala, i ka hedhur poshtë pretendimet se fitorja e saj ishte arritur më tepër për arsye politike sesa artistike dhe ka vlerësuar se triumfi i saj është “absolutisht, fitore 100% e muzikës”.

Jamala, të cilën triumfi në garën e mbajtur në Stokholm të Suedisë e ka bërë heroinë tashmë në Ukrainë, në konferencën për shtyp mbajtur në Kiev e ka mbrojtur këngën e saj “1944” .

 

“Mos u përpiqni të më mashtroni për të besuar se kjo është hera e parë që kjo garë ishte e politizuar. Çdo vit është parë si politike, pasi në momentin kur ju dilni në skenë me flamurin e vendit tuaj, kjo është politikë”, tha Jamala, me origjinë tartare, në konferencën për gazetarë në Kiev.

Jamala, 32 vjeçare në Eurovizion fitoi me këngën për deportimet masive të tartarëve nga gadishulli i Krimesë në Detin e Zi nga Josef Stalin, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

SHKARKO APP