Jared Leto i gatshëm të heqë dorë nga aktrimi

Jared Leto planifikon të largohet nga aktrimi. Ylli i filmit “Suicide Squad” mund ta mendojë një ditë ku ai do t’i kthejë shpinën karrierës së tij të aktrimit meqë dëshiron të bëjë gjëra të tjera dhe nuk mendon se puna e tij do të jetë në të njëjtat standarde që është tani brenda disa dekadave. “Mendoj se thjesht do të largohem. Është një botë e madhe atje. Ka shumë për të eksploruar. Disa njerëz argëtohen duke e bërë aktrimin deri në të 80-at, apo 90-at e tyre dhe ka shembuj të shkëlqyeshëm të regjisorëve dhe aktorëve që bëjnë punë të mrekullueshme kur janë të vjetër, por unë nuk mendoj se do të bëja. Mendoj se do të jetë interesante të eksploroj rrugët e tjera”. Kjo vjen pas kritikave jo aq të favorshme për rolin e tij të fundit në DC, i cili nuk i plotësoi pritjet e shumë adhuruesve. Por, ndërsa ai mund ta shohë veten duke hequr dorë nga aktrimi, ylli 44-vjeçar nuk mund ta imagjinojë një ditë pa bendin e tij Thirty Seconds To Mars. Ndërkohë që Thirty Seconds To Mars mori hov gjatë dekadës së fundit, ylli i ‘Dallas Buyers Club’ i reduktoi angazhimet e tij të aktrimit dhe e pranoi se pauza e bëri atë të vërë në pikëpyetje aftësitë e tij dhe ta pyesë veten, nëse ai madje do donte të kthehej në aktrim.

SHKARKO APP