Jasha koronavirusi, në rrjet tallen me diversionet e Ramës për 2 marsin
Manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës ka shqetësuar qeverinë dhe gjithë rilindjen. Për të zbehur këtë lëvizje të rëndësishme, Rilindja ka nisur diversionet dhe sulmet ndaj kreut të shtetit.
Një prej diversioneve të shumta është dhe ajo e trembjes së qytetarëve me panikun e koronavirusit. Kjo skemë e trashë e qeverisë po denoncohet në rrjetet sociale nga qytetarët.
Fotomontazhi më poshtë e tregon më së miri këtë.