Jay-Z zbulon arsyen pse s’shkoi në dasmën e Kanye West me Kim Kardashian

“Everything Is Love” është albumi që rikthehu fuqishëm dyshen fantastike Beyonce dhe Jay-Z. 2 vite pas publikimit të “Lemonade” që i referohej pabesisë dhe tradhtisë së reperit, dyshja erdhi me një album të kushtuar dashurisë së tyre, por jo vetëm.

Jay-Z duket se ka folur përmes teksit të këngës “Friends” në lidhje me raportin e tij me Kanye West dhe faktin që pse refuzoi t’i shkonte në dasmën e bujshme me Kim Kardashian. 

I ain’t goin’ to nobody nothin’ when me and my wife beefin’
I don’t care if the house on fire, I’m dyin’, nigga, I ain’t leavin’
Ty-Ty take care of my kids, after he done grievin’
If y’all don’t understand that, we ain’t meant to be friends

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar tekstit të këngës “Friends” (Miqtë), Jay-Z shprehet se nuk do të shkojë në festat e të tjerëve në rast se ai dhe gruaja e tij s’po merren vesh me njëri-tjetrin. Për reperin nuk ka rëndësi edhe nëse shtëpia ka marrë flakë, është i gatshëm të digjet në të vetëm e vetëm që të mos largohet nga familja. Në fund përfundon duke thënë se nëse “miqtë” nuk e kuptojnë një situatë të tillë, nuk janë në të vërtetë miqtë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti i Kanye West me Jay-Z ka qenë një lëmsh i vërtetë. Fillimisht krisja u bë publike kur Jay nuk shkoi në dasmën e mikut të ngushtë. Burime thanë në atë kohë se Kanye dëshironte ta kishte shoqërues Jay-n dhe u zhgënjye nga mosprania e çiftit të famshëm. U tha se fillimisht Jay pranoi, por me kushtin që asnjë kamera televizive nuk do të filmonte Beyonce-n dhe vogëlushen Blu Ivy. Vetëm mendimi se mund të shfaqej në “Keeping Up with the Kardashians” e tmerronte divën e muzikës.

Por siç duket, arsyeja e vërtetë sipas Jay-t ka qenë kriza në çift, marrëdhënia që s’po shkonte siç duhet, për të cilin reperi ka qenë i gatshëm të bëjë gjithçka për ta rindëruar nga e para.

Dasma nuk ka qenë konflikti i vetëm mes tyre. Kohë më parë, Kanye hoqi dorë nga kompania e njohur muzikore Tidal, ku u mendua se shkak ishte bërë një shumë e madhe parash që kishte marrë hua tek Jay-Z.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?