Jep edhe shpirtin po t’ia kërkosh; Kjo është shenja më zemërgjerë e zodiakut
“Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”
Fjalët e të madhes Nënë Tereza mund të tingëllojnë si slogan i ndonjë fushate humanitare, mirëpo nuk është kurrë vonë për të dhuruar pak dashuri, mirëkuptim e mbështetje aty ku kanë nevojë për to.
Dhe këtë gjë e di më mirë se kushdo tjetër kjo shenjë horoskopi, e cila është edhe më bujarja e gjithë zodiakut.
E dini për cilën bëhet fjalë? LUANI…
U habitët që gjetët Luanin në këtë listë? Në të vërtetë nuk keni përse.
Edhe pse në pamje të parë të jep përshtypjen e një shenje egoiste, që dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, është krejt e kundërta e këtij përshkrimi.
Mund të duket egoist dhe i ftohtë, por përkundër natyrës konkurruese dhe zakonit për të arritur atë që dëshirojnë me të gjitha mjetet, kujdeset thellë për fatin e të njohurve dhe të afërmve të tij.
Luani mund të mburret me fitoren e tij heroike dhe në të njëjtën kohë të shkojë për të punuar si vullnetar për të pastrehët.
Personat e lindur në këtë shenjë, u zgjasin gjithnjë dorën njerëzve në nevojë, si dhe bëjnë çmos për t’i ndihmuar nëse janë në telashe.
Pas kësaj shenje fshihet një zemër e butë dhe e madhe që do ta kishte zili kushdo.