Jetmira Ruçi, një talent që nderon veten dhe Shqipërinë

Jetmira Ruçi erdhi në kompani pas një përpjekje të gjatë, por të suksesshme për të edukuar veten por dhe për t’u kujdesur për familjen e saj!

(Marrë nga shkrimi, në gazetën Ink, Maj 2018)

Një përshkrim të historisë së suksesit të Jetmira Ruçit si zv/presidente në shërbimin e klientit dhe komunitetit në bankë!

Fuqia e avokatit ishte një problem për Jetmira Ruçin në kohën kur ishte bankiere në një nga degët e CHASE BANK dhe jo për shkak të një problemi ligjor, por si një emigrante e kohëve të fundit, që po mundohej t’ja dilte në klasat e anglishtes, në një program studimi dhe në 40 orë pune, ajo thjesht nuk i dinte termat që përmendnin klientët.

“ÇELËSI PËR TË KAPËRCYER PASIGURINË , ËSHTË TË KESH BESIM QË TA SFIDOSH ATË “ – shprehet RUÇI .

Unë shpesh nuk dija si t’i bëja punët, apo nuk dija përgjigjet e shumë pyetjeve, por gjithmonë kam patur besim në burimet e mia dhe në një rrjet mentorësh të shkëlqyer që më kanë ndihmuar të përballoj këto pengesa – thotë Ruçi .

Sot Ruçi, sheh në të shkuarën, një histori suksesi duke qëne aktualisht zv/presidente në shërbimin karshi klientit dhe komunitetit në bankë, rezultat i 11 viteve në ndihmë të familjes së saj, duke zhvilluar karrierën dhe duke zgjeruar dijet dhe nivelin e edukimit, në përshtatje me jetën në SHBA.

Pavaresisht emigrimit në SHBA, shanset nuk ishin gjithmonë në favorin tim, veçanërisht në moshë të re – tregon Ruçi .

Gjuha dhe barrierat kulturore e bënë më të vështirë përshtatjen dhe ballafaqimin me natyrën kërkuese të jetesës, në shkollë dhe në punë.

Ekuilibri midis punës dhe studimit, do të shfaqet në mënyrë të dukshme në jetën e saj veçanërisht pas hyrjes në Universitetin Sacred Heart ku u pranua si studente me kohë të plotë, por ajo mundi ta vazhdonte vetëm part-time duke marrë klasa në verë e në dimër, në mënyrë që të diplomohej brenda 4 vjetëve, dhe u bë pjesë e stafit të CHASE BANK, në vitin e dytë të studimeve.

“Banka ka qenë gjithmonë dëshira ime e ndërsa vazhdova studimet në Sacred Heart University, ishte e kuptueshme tani për mua, se ku ishte vendi ku doja te isha“!

Dhe falë disa mentorëve të shkëlqyer, gjatë rrugëtimit tim, unë arrita të ndërtoj një karrierë të suksesshme – thotë Ruçi.

Pas shumë punësh dhe diplomimit, Ruçi, përfundoi duke u pranuar në një punë në firmën SEC Reporting dhe tre vjet pas kësaj u bë zv/presidente duke u diplomuar në Master Administrim biznesi në Sacred Heart University.

Ajo thotë se kultura mbështetëse në J P Morgan CHASE, kishte të bënte me trajektoren e saj në rritje, veçanërisht falë mentorëve në biznes, që interesoheshin për zhvillimin e saj profesional.

Angazhimi i firmës ndaj shërbimit të klientit është i jashtzakonshëm dhe kultura motivuese e bëjnë punën këtu shumë të kënaqshme dhe të shperblyeshme – thotë Ruçi.

Ekziston një ndjenjë vërtetë shoqërore në gjithë kompaninë dhe kam pasur privilegjin të punoj me disa talente të mëdhenj, ku kam mësuar shumë prej tyre profesionalisht duke krijuar raporte pozitive gjatë viteve të punës .

Jashtë pune, Ruçi është e lidhur me prindërit e saj, të cilët i përshkruan si “shokët e mi të ngushtë“ duke gjetur gjithmonë kohën të shtunave për të kaluar me nënën e saj, shpesh duke vizituar muzeumet dhe parqet e qytetit.

Kur reflekton në rrugetimin, që ka bërë, Ruçi, i është mirënjohëse kompanisë që e lejoi të merrte shpërblimin për punën e saj të vështirë.

Ajo shpreh kënaqësinë e një eventi të kohëve të fundit që iu dha mundësia të takonte themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të J P MORGAN CHASE z JAMIE DIMON .

Puna e shkëlqyer e drejtuesve të kompanisë, ka nxitur një frymë inovacioni dhe efikasiteti operacional për të vazhduar misionin tonë të përgjithshëm, dhe për këtë unë jam shumë mirënjohëse-, përfundon Ruçi.

SHKARKO APP