Jon Tarifa, një këngë për djaloshin që po lufton me kancerin

Arstisti Jon Tarifa po shijon suksesin jo vetëm në Shqipëri, por njëkohësisht edhe në Holandë. Së fundmi, ai ka prezantuar projektin e ri muzikor, i cili vjen në bashkëpunim me J.Ortell dhe Evita Tjon A Ten.

Kjo këngë ka një histori prekëse dhe të veçantë. Teksti i saj është frymëzuar nga një djalosh 2 vjeçar i quajtur Riley-Jay Petronilia, i cili po lufton me sëmundjen e kancerit.

 “Kjo këngë është frymëzuar nga Riley-Jay Petronilia 2-vjeç, i cili po lufton me sëmundjen e Neuroblastoma, (kanceri tek fëmijët). Për të mbuluar të gjithë shpenzimet e ilaçeve dhe për të paguar qëndrimin e tyre në Filadefia, familja ka nevojë për minimalisht 100.000 euro. Derisa qëllimi të arrihet të gjitha paratë e “download-imit” të këngës shkojnë për Riley-Jay dhe familjen e tij”, shkruan në postimin e tij artisti.

S.L

SHKARKO APP