Ju është mërzitur jeta në Tokë? Tani mund të bëheni qytetarë të kombit të parë hapësinor
Më shumë se 25,000 qytetarë nga vendet e Bashkimit Evropian kanë nënshkruar si qytetarë të kombit të parë hapësinor në botë Asgardia.
I ashtuquajturi komb virtual u themelua në tetor 2016 –ës nga shkencëtari rus Igor Ashurbeyli dhe tani ka mbledhur 143,000 qytetarë në mbarë botën.
Asgardia e ka marrë emrin sipas një qytet mitologjik qiellor norvegjez dhe e përshkruan veten si një “projekt global, unifikues dhe humanitar”.
Parimet themelore të qytetit përfshijnë sigurimin e përdorimit paqësor të hapësirës dhe mbrojtjen e planetit Tokë.
Më parë këtë muaj, kombi nisi satelitin ‘Asgardia-1’, i cili i mori të dhënat e qytetarëve të tij në hapësirë, si dhe përfaqësimet digjitale të flamurit, kushtetutës dhe stemës së saj.
Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Kina udhëheqin listën e vendeve, banorët e të cilave kanë përfituar nga shtetësia e lirë, por edhe shumë qytetarë evropianë kanë nënshkruar gjithashtu/SYRI.net/