“Ju flet Moska” – 7P: Superpushteti që nuk e ëndërruan kurrë Nano e Berisha

Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora analizoi ditën e sotme superpushtetin që nuk e kanë arritur kurrë ta kenë udhëheqësit politik si Nano, Berisha e Meta.

Gazetari Kastriot Myftaraj tregon se kryeministri Edi Rama është i vetmi prej tyre që ka arritur të vërë kontroll të plotë mbi tre pushtetet.

Kastriot Myftaraj: Pushteti me ndarjet e tij, kushtetuese, ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. Por sot ka një prirje që pushteti i tretë të quhet drejtësia ku futet dhe Prokuroria dhe organet e tjera për emërimin e tyre. Këto pushtete janë të ndara sepse kështu funksionojnë gjërat në sistemin ku jemi. Pas vitit 90′, ata që kanë qeverisur në Shqipëri kanë dashur t’i kontrollojnë të tre pushtetet. Këtë gjë e ka bërë Fatos Nano, Sali Berisha dhe Ilir Meta midis të dyve kur ishte kryeministër. Si mund t’i quajmë të tre muskëtierët e tranzicionit politik të cilët deshën të kontrollojnë sa më shumë pushtet, por nuk arritën t’i kenë të 3 pushtetet në dorë. Madje dhe Sali Berisha në periudhën kur ishte President mund të thuhet se i kishte. Në fakt nuk i kishte për 3 vjet, pati probleme me kryetarin e Gjykatës së Lartë, prokurorin. Nuk arriti kurrë të ushtronte kontroll efektiv ndonëse partia e tij e kishte kontrollin në letër. Ilir Meta u përpoq me forcën e personalitetit të tij se sa me atë shtrirjen që kishte brenda partisë së tij. I vetmi njeri që ka vënë kontroll të plotë mbi tre pushtetet, madje dhe më tepër se kaq. Ka ushtruar një kontroll që as këta të 3 nuk do e ëndërronin, është Edi Rama. Aq sa lind pyetja se çfarë do të bëj Edi Rama me gjithë atë pushtet?

Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë:

"Ju flet Moska" - 7P: Superpushteti që nuk e ënderruan kurrë Nano, Berisha, Meta

SHKARKO APP