”Ju flet Moska” – Diktaturat komuniste dhe fashiste ishin më të sinqerta kur i mbyllnin mediat

Emisioni Ju flet Moska trajtoi këtë të premte temën ”Diktaturat komuniste dhe fashiste ishin më të sinqerta kur i mbyllnin mediat”.

Gazetari Kastriot Myftaraj e lidh këtë temë me vendimin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për mbylljen e RTV Ora. Ai shprehet se diktaturat komuniste dhe fashishte nuk kishin nevojë të justifikoheshin për mbylljen e mediave.

Kastriot Myftaraj: ”Në adresë të Radio Televizionit Ora ka ardhur një vendim gjobe nga ana e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, në të cilin Radio Televizioni Ora ndëshkohet me dy gjoba, secila me nga 2 milion lekë të reja. Deri në këtë moment se vejnë e vijnë vendimet e këtij Inspektoriati dhe nuk e di çfarë tjetër mund të ketë ardhur te recepsioni tani që jam duke folur drejpërdrejt. Arsyeja është se janë shkelur rregullat e vendosura në gjëndjen e jashtëzakonshme në kohën e pandemisë, në dy studio ku ka pasur më tepër të ftuar sesa parashikon ligji i fatkeqësisë natyrore. Ligjet janë bërë për tu zbatuar. Unë kur kam pasur probleme me ligjin për shkak të veprimtarisë time mediatike, shumë e shumë vite përpara e deri më sot, unë i jam adresuar gjykatës dhe i kam fituar. Por nuk kam vënë në diskutim ligjin po mënyrën se si e kanë interpretuar ligjin ata që ishin të ngarkuar për ta zbatuar atë. Në të njëjtën mënyrë do të logjikoj edhe për këtë çështje ku preket televizioni, pjesë e së cilës jam unë me emisionin tim. Diktaturat komuniste dhe fashiste nuk justifikoheshin shumë po i ndalonin mediat si fjala ndryshe. Ata e shpallnin ideologjinë e tyre si ideologji zyrtare dhe pastaj kush nuk i përkiste kësaj ideologjie ndalohej.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?