Ju flet Moska – Edi Rama e quan “zbarkim” ardhjen e forcave ushtarake amerikane në Shqipëri
Edi Rama e quan “zbarkim” ardhjen e forcave ushtarake amerikane në Shqipëri ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Edi Rama, gjatë ceremonisë për ardhjen e forcave amerikane në Durrës, në fjalimin e tij përdori fjalën zbarkim. Në fjalim me 614 fjalë të ambasadore Yuri Kim nuk u përmend asnjëherë fjala zbarkim sepse ka një kuptim agresive, të sulmit. Ambasadorja amerikane përdori togfjalëshin dërgimi i forcave ushtarake. Ambasadorja amerikane jo rastësisht e shmangën fjalën zbarkim. Nëse do ta thonin një gjë të tillë, do të bëhej lajm në shtypin rus.
Vetë ministri i Mbrojtjes i Rusisë është shprehur se po e ndjekin me kujdes ardhjen e ushtrisë amerikane në Durrës. As Rusia nuk e përdori fjalën zbarkim, por këtë e thotë kryeministri i Shqipërisë. Nuk mund që ambasada amerikane të mos çojë një raport në linjat e kësaj për këtë ngjarje. Yuri Kim reagoi për deklaratën e Ilir Metës për sfurqet, por ajo nuk reagoi. Bie këtu që ndikimi rus ka hyrë thellë.
Ram anë fjalimin që mbajti tha diçka interesante: gjenerata jonë që lindi me idenë se amerikanët nuk duheshit lënë që të shkelnin në këtë vend dhe të gjithë ne u brumosëm me propagandën se ju e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë vendit dhe gjithë botës. Duket se kjo propagandë qenka shumë e fortë akoma te Rama sepse përdori fjalën zbarkim, një term ushtarak. Në fjalim Rama thotë “regjimi i vjetër”. Cili është regjimi i vjetër se ky thotë se ishte i Saliu? Në kohën e Saliut këtu vinin lirisht amerikanët.
Rama vetë është rritur në një familje pro ruse dhe të rekrutuar me misione speciale. Le ta kërkojë Rama dosjen e fshehtë për Anetën në Poloni, se Rusia nuk i jep. Këto janë të dhëna që duhet t’i analizojë vetë SHBA. Sfurqet përmendi Meta dhe u ngrit ambasada amerikane, ndërsa kryeministri flet për zbarkim përpara forcave amerikane. Për këtë fjalë duhet të ishte mbledhur Këshilli i Sigurisë nga presidenti Meta.