Ju flet Moska: Edi Rama nesër në Fake Summit (takimin e rremë) BE-Bota Arabe në Athinë

Mbrëmjen e sotme emisioni “Ju Flet Moska” nga Kastriot Myftarajt, në RTV Ora trajtoi temën “Edi Rama nesër në Fake Summit (takimin e rremë) BE-Bota Arabe në Athinë”.

Kastriot MyftarajZyra e kryeministrit Rama për marrëdhëniet me publikun ka bërë të ditur se Zoti Rama do të jetë nesër në Athinë për të marrë pjesë në Samitin. Për këtë është dhënë një lajm i rremë për llojin e Samitin.

Në të vërtetë, do të mbahet një Samit i shpikur nga qeveria greke në vitin 2016 që quhet Samiti i Bashkimit Europian me Botën Arabe i nivelit të lartë, nën kujdestarinë e presidentit grek.

Ky Samit ka nisur të mbahet nga viti 2016 dhe qëllimi i tij është të dublojë Samitin tjetër serioz që mbahet midis Bashkimit Europian dhe vendeve të Ligës Arabe. Ky është një Samit i nivelit të lartë me pjesëmarrje të liderëve të Botës Arabe, të liderëve të BE-së. Në shkurt 2019, u mbajt në Sharm el-Sheikh dhe tani do mbahet në vitin 2022 në Bruksel, Samiti i rradhës.

Samiti që do mbahet në Athinë është i katërti në rradhë që mbahet në Greqi. Sa për nivelin e tij, mjafton të themi që folës përvec kryeministrit grek do jetë Presidenti i Qipros, kryeministrja e Rumanisë, kryeministri i Kroacisë dhe Edi Rama. Këta do jenë pjesëmarrësit e nivelit të lartë të Samitit. Asnjë nga liderët e vendeve të mëdha të BE nuk do jetë i pranishëm. Asnjë ministër i vendeve të rëndëishme të BE-së nuk do jetë i pranishëm, asnjë komisioner i BE-së nuk do jetë i pranishëm. Është thënë samit BE-Bota Arabe, por BE përfaqësohet nga Elina Baldran, e cila është shefe e njësisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ndërinstitucionale në Drejtorinë e Përgjithshme për klimën dhe Komisionin e BE-së. Pra është shefe brenda një Drejtorie në Komision.

Pra Bashkimi Europian, sa për të mos ia prishur fare Greqisë ka dërguar një zyrtar të nivelit të ulët, që në rastet e tilla stonon shumë me pretendimet që ka Samiti.

Mos humbisni videon e plotë të emisionit për shpjegime më të detajuara:

"Ju flet Moska" - Edi Rama nesër në Fake Summit (takimin e rremë) BE-Bota Arabe në Athinë

SHKARKO APP