“Ju Flet Moska” – Ideja e Ramës për solidaritet të oligarkisë, si brioshët e Mari Antuanetës
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ju Flet Moska” në RTV Ora, gazetari Kastriot Myftaraj trajtoi temën “Ideja e Ramës për solidaritet të oligarkisë, si brioshët e Mari Antuanetës”.
Kastriot Myftaraj: Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim 200 biznesmenë më të mëdhenj të vendit dhe atje ka hedhur një ide që ata të paguajnë një fond solidariteti, në nismën e tij “Shqipëria Solidare”. Përveç taksave të paguajnë për më të varfëritë. Rama e ka përcaktuar këtë shumë si 2% të dividendit, jo të fitimit të kompanisë dhe kjo bie ndesh me atë mitin e oligarkut, që i rrëmben të gjitha. Këto lloj thërrimesh janë në praktikën e oligarkëve në këto vendet ish-komuniste.
Oligarkët në vendet komuniste e kanë këtë praktikën e bamirësisë së rreme, me thërrime, por në Shqipëri nuk e kanë bërë dhe kjo tregon arrogancën e tyre sepse kanë pasur mbështetjen e politikës.
Fjalimi i Ramës ishte një baladë për oligarkët. Sepse këta 200 të pasurit janë 200 oligarkët e Shqipërisë. Rama u përpoq ti thoshte atyre se juve ju kanë etiketuar pa të drejtë, ju nuk jeni oligarkë, nuk keni bërë këtë e atë.
Këta 200 oligarkë janë bar për popullin shqiptar sepse janë bar i politikës i shtetit dhe po ti marrësh me radhë ata nuk kanë asnjë biznes të pa mbështetur nga shtetit qoftë nëpërmjet tenderëve, koncesioneve, monopoleve faktike që i kanë siguruar nga politikanët në saj të ryshfeteve, korrupsionit. Vetë fakti që një vend i vogël si Shqipëria me një polarizim të pasur mes të pasurve dhe të varfërve të ketë 200 biznesmenë të mëdhenj, që këtu mbaron fabula zoti kryeministër.
Fjalimi i Ramës është si në prag të shpërthimit të revolucionit francez 1789, që shpërtheu nga polarizimi i skajshëm ekonomik në vend mes aristokracisë dhe pjesës tjetër të popullit, ku thotë Edi Rama si Maria Antuaneta. Kur i thanë Maries s’ka bukë populli të hajë tha pse nuk hanë briosh.
Krye kryeministri Rama u flet oligarkëve kështu u thotë që ne kemi një fat të përbashkët, sepse ata janë aksionerë në pushtetin e Ramës. Ata kanë një pjesë të madhe të votave. Paratë e mafies pastrohen në kompanitë e tyre. Kryeministri i bëri ftesë oligarkëve të vjedhim bashkë ne mbrojmë interesat tuaja dhe ju na jepni përqindjen e ryshfetit siç na e keni dhënë.
/Ora News