“Ju flet Moska”: Irani do të shpërbëhet ose nga lufta e brendshme, ose nga lufta e jashtme

Çështja e tensionit mes Iranit dhe SHBA është trajtuar në emisionin “Ju flet Moska” të Kastriot Myftaraj.

Sipas Myftaraj, Irani është një perandori mbresëlënëse, por e pasigurt, e cila do të shpërbëhet ose nga lufta e brendshme, ose nga lufta e jashtme.

Kastriot Myftaraj: Gjatë 40 viteve të ekzistencës së Republikës Islamike të Iranit, ajo në pjesën më të madhe të kohës ka qenë në konflikt të ashpër me Perëndimin, posaçërisht me SHBA dhe Izraelin.

Arsyeja kryesore e këtij konflikti nuk kanë qenë përpjekjet e Iranit për përhapjen e modelit të tij militant politik, të shtetit islamik, kundër vlerave perëndimore, arsyeja kryesore ka qenë përpjekje e regjimit për ta pajisur vendin me armë bërthamore.

Një gjë tjetër do të ishte një Iran që bën një politikë militante ndërkombëtare, që përdor terrorizmin konvencional dhe një gjë tjetër një Iran i pajisur me armë bërthamore.

Nëse u tolerua ekzistenca e Republikës Islamike, u tolerua me ato kufizimet që kanë sjellë gjithë ato konflikte. Për projektin bërthamor ka një vijë të kuqe të pakalueshme, që nuk duhet të ngjallë asnjë pikë dyshimi.

Ky Iran me këtë pozitë strategjike, shteti i sotëm është trashëgim i Perandorisë persiane. Tani kur shumica e perandorive janë shpërberë Irani vazhdon të ekzistojë si një perandori praktikisht.

Është një perandori mbresëlënëse, por e pasigurt. Zhvillimi i madh i së ardhmes në Lindjen e Mesme do të jetë shpërbërja e Iranit si Perandori i mbetur nga historia.

"Ju flet Moska": Irani do të shpërbëhet ose nga lufta e brendshme, ose nga lufta e jashtme

SHKARKO APP