“Ju Flet Moska” – Klasa e sotme politike në Shqipëri, vijuese e Kongresit të Durrësit 1918

Kastriot Myftaraj në emisionin “Ju Flet Moska” në RTV Ora trajtoi këtë qeverinë që doli nga Kongresi i Durrësit në vitin 1918.

Sipas Myftaraj, kjo qeveri u zgjodh nga fuqitë e mëdha botërore për të realizuar traktatin e fshehtë të Londrës ku vendet pjesëmarrëse do të shpërbleheshin me toka shqiptare.

Kastriot Myftaraj: Sot është përvjetori i 100 i Kongresit Kombëtar të Lushnjës. Është një ngjarje madhe historike. Shumë njerëz e njohin pak historinë ndaj e kanë të vështirë ta kuptojnë rëndësinë e saj sot. Në atë kohë pas Luftës së Parë Botërore, egzistenca fizike e shtetit shqiptar ishte në rrezik të plotë. Përveç ndarjes së padrejtë që u bë në Londër tokave shqiptare. Në vitin 1918 në dhjetor ishte mbajtur një kongres në Durrës nga ku doli qeveria e Durrësit e cila ishte në pushtet deri në fillim të vitit 1920. Njihej nga fuqitë e mëdha. Kjo qeveri ishte përzgjedhur nga fuqitë e mëdha që donin të realizonin traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915 i cili shpërblente fuqitë pjesëmarrëse në aleancën kundër fuqive qendrore. Shpërblente vendet fqinje të Shqipërisë dhe Italinë me toka shqiptare. Ky traktat nuk ishte më i fshehtë se ishte botuar.

Për më tepër shikoni videon e emisionit të plotë:

"Ju Flet Moska" - Klasa e sotme politike në Shqipëri, vijuese e Kongresit të Durrësit 1918

SHKARKO APP