”Ju flet Moska” – Në cilën gjuhë është fjala ”Kosovë” dhe çfarë kuptimi ka?

Në cilën gjuhë është fjala ”Kosovë” dhe çfarë kuptimi ka? Kjo ishte tema e emisionit Ju flet Moska këtë të enjte në RTV Ora.

Gazetari Kastriot Myfaraj në analizën e tij, thotë se fjala Kosovë është në gjuhën sllave,sepse emrin vjen nga Fushë Kosova, një territor i ngushtë që bëri emër për shkak të betejës së madhe që u zhvillua atje në vitin 1389.”

Kastriot Myftaraj: ”Nëse do të hapni fjalorin enciklopedik të Kosovës, botimi i Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës, botimi i fundit i vitit 2018, me dy vëllime të trasha, diku aty pas faqes 830, do të gjeni zërin Kosovë. Një numër i madh faqesh, shpjegim i gjithanshëm për Kosovën, por mungon kuptimi i fjalës Kosovë. Kur thuhet Shqipëri, kuptimi i emrit vendi i shqipeve. Kur thuhet Itali është vendi i viçave. Këtu shikoni një hartë të Kosovës, sipas kuptimit shqiptar, serb dhe ndërkombëtar, Kosova është e ndarë në dy rajone të mëdha.  Në perëndim është rrafshi i Dukagjinit, në lindje është Kosova. E gjithë krahina mori emrin Kosovë. Cili është kuptimi i fjalës Kosovë dhe në çfarë gjuhe është? Ne shqiptarëve nuk ka pëlqen ta trajtojmë këtë çështje, aq më pak shqiptarët e Kosovës. Sepse nuk na pëlqen që kuptimi i kësaj fjale është në gjuhën sllave. Nuk ka si të jetë ndryshe sepse emri vjen nga Fushë Kosova. Një territor i ngushtë që bëri emër për shkak të betejës së madhe që u zhvillua atje në vitin 1389.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?