Ju flet Moska: Një skaner kontrolli me lazer për ndërtesat kushton 7-30 mijë $ z.Kryeministër

Kur ka kaluar një javë pas tërmetit shkatërrues, ka debate në lidhje me faktin se e përballuan emergjencat civile këtë situatë.

Në emisionin e tij “Ju Flet Moska”, Kastriot Myftaraj solli disa shembuj të skanimeve të objekteve në raste tërmeti. Ai nxori në pah mungesën e skanerëve në këtë situatë të vështire.

Kastriot Myftaraj: Ka pasur shumë debate në media pas tërmetit për mënyrën si u përballua kjo emergjencë civile. Është një çështje që tek e fundit duhet të përballohet nga shteti i organizuar. 

Ne jemi një vend evropian, një vend i NATO-s, që ka një buxhet të përvitshëm të emergjencave civile, ka një drejtori të emergjencave civile, e cila merr para nga buxheti, merr ndihma nga partnerët tanë. 

Ky shërbim duhet të kishte së paku minimumin e teknologjisë moderne për të përballuar ngjarje të tilla. 

Jetojmë në një epokë të re që dallohet nga koha e mëparshme, si koha e anijeve me vela dhe si koha e avullit nga koha e elektrikut. 

Në kohën kur jemi ne, sa i përket sizmologjisë dhe zbulimit të pasojave të dëmeve nga tërmeti kemi hyrë në kohën e skanimit me lazer.

Skanerët bëjnë vëzhgimin tre dimensional dhe zbulojnë çdo gjë, deri në thellësi të ndërtesave. 

Ne duhet të kishim parë të paktën një demonstrim me lazer. Fakti që nuk e kemi tregon një papërgjegjshmëri totale. 

Ndiqni videon e emisionit ne Ora News

"Ju flet Moska" Një skaner kontrolli me lazer për ndërtesat kushton 7-30 mijë $ Z. Kryeministër

SHKARKO APP