“Ju Flet Moska” – Rreziku nga Irani rritet nga paparashikueshmëria absolute e udhëheqjes së tij
Emisioni “Ju Flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora solli në fokus ditën e sotme rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga lideri suprem i Iranit.
Në analizën e tij Myftaraj thotë se në lufta të tilla që mjet kryesor kanë terrorin, veprimet e liderëve janë të paparashikueshme.
Kastriot Myftaraj: Jemi në një konflikt me Iranin të përfshirë. E ka pohuar kryeministri Rama që vendi ynë i ekspozohet rrezikut të goditjes nga Irani. Ndonëse duhet të jemi të sigurt se jemi pjesëmarrës në Alneancën Atlantike të ShBA-së, që ka armët më të sofistikuara dhe armët e tjera të çdo lloji si dhe inteligjencën e zbulimit të rreziqeve më të mirë në botë. Të gjitha këto janë të vërteta por në raste të luftave të tilla që quhen lufta asimetrike, që mjet kryesor kanë terrorin, nuk bëjnë llogari të kostove të humbjeve që pësojnë për të arritur qëllimin e tyre. Ideja është që janë të paparashikueshëm. Kur palët janë të përfshira në konflikt gjithmonë bëhen analiza të veprimeve të udhëheqësve të palës tjetër. Udhëheqësi iranian ali-Khamenei është i paparashikueshëm. Në rastin e Iranit kemi të bëjmë me njerëz që mendojnë se pushtetin e kanë marrë nga Allahu.
Për më tepër shikoni videon e emisionit të plotë: