“Ju flet Moska” -Shqipëria dhe lufta mes ShBA dhe Kinës për tregun global digjital
Emisioni “Ju Flet Moska” nga gazetari Kastriot Myftaraj në RTV Ora trajtoi këtë puntatë “luftën” mes 2 fuqive globale, ShBA-së dhe Kinës për të monopolizuar tregun digjital.
Ai gjithashtu analizon se si këto përplasje mes këtyre dy vendeve ndikojnë në Shqipëri konkretisht me futjen e teknologjisë 5G.
Kastriot Myftaraj: Ka nisur një luftë globale tregtare mes ShBA-së dhe Kinës për tregun digjital. Kjo përplasje është ndjerë edhe në Shqipëri, madje siç e dimë që eksperimentet bëhen gjithmonë në shtetet e vogla. ShBA ja kanë bërë të ditur Shqipërisë rrezikun që vjen nga kompanitë kineze të mëdha të cilat marrin në kontroll tregun digjital të vendit. Me këtë marrin në kontroll të dhënat. Ka pasur dhe të tjera raste të reagimit amerikan. Ka një shqetësim të madh, jo vetëm i shprehur n drejtim të Shqipërisë porn ë nivel më të lartë të të gjithë aleatëve amerikan të NATO-s, në BE. Gjithmonë në analizë të parë duhet të përqëndrohemi pak tek ajo se çfarë po ndodh në Shqipëri me rastin e këtyre përplasjeve globale. Nga pikëpamja strategjike zyrtare ne jemi me ShBA në kuadrin e qenies sonë në NATO, por kjo alenacë që shtrihet edhe në fushën digjitale, ky shqetësim ka ardhur me rastin e futjes së brezit të pestë të teknologjive digjitale siç është teknologjia 5G.
Për të mësuar analizën e plotë të kësaj “lufte” për teknologjinë shihni videon e emisionit të plotë: