“Ju Flet Moska” – Trazirat në Mal të Zi si çelës për nismën e Ballkanit Perëndimor
Emisioni “Ju Flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora e nisi vitin e ri 2020 me trazirat që kanë shpërthyer në Malin e Zi që pas miratimit të ligjit për fetë.
Sipas Myftarajt, trazirat erdhën me urdhër të Presidentit Vuçiç menjëherë pas takimit të tij me tre liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Kastriot Myftaraj: Në Malin e Zi në fund të vitit të kaluar ndodhën trazira për arsye se mbështeteshin haptazi nga një vend fqinj, Serbia. Arsyeja se pse bëjnë interes këto trazira është sepse pas së gjithash ato erdhën si rrufeja në qiell të hapur në kuptimin që erdhën menjëherë pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Kur kjo nismë që u ndoq në një nivel më të ulët, Bosnja Hercegovina dhe u bojkotua nga Kosova ose së paku kishte krijuar një frymë të këtyre takimeve. Presidenti Vuçiç shkoi në Beograd dhe urdhëroi që andej të nisnin trazirat. Sepse nuk ishin kaq spontane nga serbët. Ata thonë se ishin trazira që kishin të bëjnë me serbët e Malit të zi që përbëjnë diku 30 përqind të popullsisë që u preken të drejtat për shkak të ligjit për fetë që miratoi qeveria e malit të zi. Dhe ky ligj cënon drejtpërdrejtë të drejtat pronësore të kishës serbe.
Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë: