Juristja Kola: Nëse parlamenti shpërndahet, do të jemi në situatë të rrezikshme
Juristja Margarita Kola ka paralajmëruar se nëse parlamenti shpërndahet, do të jemi në situatë të rrezikshme.
Në “360gradë” nga Artur Zheji në Tv Ora, Kola tha se do të vihemi në një situatë të rrezikshme, ku do të kemi një përballje mes presidentit dhe parlamentit.
Kola: Nëse parlamenti shpërndahet, pala tjetër nuk do ta pranojë. Presidenti e shpërndan me dekret, se nuk vetëshpërndahet parlamenti, atëherë në këto kushte do të jemi në një situatë shumë të rrezikshme. Ky është qëllimi im që thash se nuk duhet ta shpërndajë, se vihemi në një situatë shumë të rrezikshme. Do të kemi përballë parlamentin presidentin dhe parlamentin.