“Kaba 2.0”, për herë të parë Festivali me kaba e polifoni në Korçë

Në datat 11, 12 dhe 13 shtator, Pazari i Korçës do të mirëpresë edicionin e parë të Festivalit “Kaba 2.0”. Për Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, ky Festival është pasaportë e identitetit tonë kulturor, ndërsa organizatorët e shohin si një mundësi të artë për të ndërkombëtarizuar trashëgiminë tonë në muzikë. Ky Festival synon të tërheqë publikun e ri dhe të sigurojë vazhdimësinë e Monumenteve të natyrës.

Pazari i Korçës do të bëhet vendtakimi i kulturës dhe trashëgimisë sonë jomateriale me më të mirët e muzikës globale, ku për 3 ditë do të zhvillohet edicioni i parë i Festivalit me kaba dhe polifoni.

Datat 10, 11 dhe 12 shtator do të sjellin një përzierje artistike të zhanreve muzikore bashkëkohorë, Jazz, Rock, Elektronike, që për Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, është një pasaportë e identitetit tonë kulturor.

Synimi është që të tërheqim publikun e ri, i cili pak e njeh kulturën e trashëgimisë dhe, duke i ardhur kjo në forma bashkëkohore moderne, ne sigurojmë kështu vazhdimësinë e asaj që e kemi monument të gjallë të kulturës dhe që Festivali i Gjirokastrës të mos jetë vetëm një ngjarje që ndodh një herë në 5 vite, por një ngjarje që prodhon një vazhdimësi ngjarjesh nga një festival te tjetri”, tha ajo.

Festivali do të sjellë disa supriza, ndërsa për herë të parë në Shqipëri do të performojë si i ftuar special kantautori italian Vinicio Capossela.

Organizatori, Olsi Sulejmani, synon që ky Festival të ndërkombëtarizojë muzikën tonë.
Pas një turneu 3 vjeçar në botë Fanfara Tirana dhe Transglobal Underground, do të sjellin në një premierë kompozitorin dhe pianistin Robert Bisha.

“Sjell disa pikëvështrime, studime harmonike të miat dhe po i qep me Brassin tonë shqiptar, më i rëndësishmi, që është ‘Fanfara Tirana’. Kjo për mua është nder, sepse janë të gjithë studiues nga njëri aspekt, pra kanë studiuar e lexojnë në krahasim me ‘brand’-e të tjera ballkanike që shkojnë vetëm me vesh. Kam dëshirë në këtë rast të eksperimentoj. Janë dy pjesë të kompozuara dhe disa fragmente të improvizuara”, tha ai.

Ministrja Kumbaro pohoi gjithashtu se festivale të tilla në Monumente të trashëgimisë kulturore rrisin ndjeshëm edhe numrin e vizitorëve, të cilët vetëm 8 muajt e parë të këtij viti në Gjirokastër ka shkuar në 43 mijë.

SHKARKO APP