Kadare, i pesti ndër pretendentët për Çmimin Nobel

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, edhe këtë vit renditet ndër pretendentët e Çmimit për Nobel në Letërsi. Në faqen britanike “Nicer Odds” ai renditet i pesti mes emrave kryesorë, që pretendojnë këtë çmim në letërsi.

Vendin e parë e kryeson shkrimtari japonez Haruki Murakami, i konsideruar prej vitesh si një nga kandidatët kryesorë për Nobel në Letërsi. Novelisti amerikan Philip Roth renditet i dyti. Ndërsa, i treti në radhë është shkrimtari afrikan Ngugi wa Thiong’o, shkrimtarja amerikane Joyce Carol Oates renditet e katërta, për t’u pasuar më tej nga shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, veprat e të cilit janë botuar në 45 gjuhë në mbarë botën, duke u konsideruar kështu, shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe.

SHKARKO APP