Kadilli: PD me mua do të ketë politike institucionesh jo politikë rruge
Fatbardh Kadilli është kundër bojkotit të parlamentit. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Kadilli tha se nëse fiton në garën e 13 qershorit deputetët e PD-së do të shkojnë në kuvend.
“Nuk do të ketë politikë rruge, do të ketë politikë institucionesh. Rruga nuk është vendi ku bëhet politika. Rruga është elementi I fundit fare madje nuk është elementi I një partie politike, është e popullit të frustruar. “- tha Kadilli.
Sipas tij është e papranueshme që Partia Demokratike të ketë dilema me sistemin.
“Pas 30 vitesh kjo parti duhet të maturohet. Ai lloj cikli politik ka përfunduar, sot ne duhet të jemi një parti në system. Fati I keq që ne mbetëm gjatë në qasjen e rrugës sepse në jemi kampionët që sollëm këtë system politik. Sot ajo që ne quajmë demokraci në Shqipëri është product I lëvizjes së studentëve që u shndërrua në parti politike. Dhe cfarë ndodh sot? Dilemat me sistemin I kemi më shumë ne, është e papranueshme. “- tha Kadilli në Përballë.