Kafshët e egra nuk do të lejohen më në cirqe

Kafshët e egra nuk do të lejohen më në cirqe brenda dy viteve në Britani.

Lajmi është bërë  ditur mbrëmjen e së hënës (26 shkurt).

Masa do të vijë për të parandaluar rastet e dhunimit të kafshëve të egra.

Është hera e parë që qeveria britanike ka vendosur një afat për ndalimin e tyre ne cirqe, që tha se do të jetë para janarit të vitit 2020, raporton Daily Mail.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë argumentuar gjatë se performimi i kafshëve në cirqe udhëtuese është e dëmshme për shëndetin e tyre.

“Ky vendim ka ardhur pas një kohe të gjatë. Njoftimi paralajmëron qartë cirqet se brenda 2 viteve nuk do të jepen më licensa dhe do të ketë ndalim të kafshëve të egra në cirk. Nevojat komplekese të kafshëve të egra nuk mund të përmbushen kurrë në mnëyrë adekuate në një ambjent cirku. Udhëtime të rregullta, strehimi të përkohshëm, trajnimi i detyruar dhe performanca janë të gjitha realitete të pashmangshme për kafshët,”-tha David Bowles i RSPCA.

SHKARKO APP