Kalimtarët s’njohin rregulla, dalin përpara mjeteve, shoferët këmbën në frena
Nuk janë të pakta rastet e aksidenteve rrugore, ku të përfshirë janë edhe qytetarët.
Emisioni Boom bën një vëzhgim në kryeqytet për të parë sa i zbatojnë rregullat?
Nëpër rrugët e Tiranës, kalimtarët nuk ecin në vijat e bardha.
Kamera e Boom ka xhiruar moment kur ecin përmes makinave dhe shoferët janë të detyruar të ndalojnë.
Nuk janë të pakta rastet kur edhe pse vizat e bardha mund të jenë pak metra më sipër, përsëri nuk kalojnë te vizat e bardha.
Boom i pyeti po këta qytetarë se pse nuk i zbatojnë rregullat duke rrezikuar veten.
“Gabim është që nuk kalojmë në vizat e bardha. Po varet se si kalojmë se unë deri këtu jam.”
Ata përgjigjen shpesh, për neglizhencë, dikush se është gabim e s’do ta bëjnë më.
“Unë dola shkurt këtu, por duhet të korrespondosh me shoferin. Unë përfitova se nuk kishte makina.”
Ata që e vuajnë më shumë gabimet e kalimtarëve, janë drejtuesit e mjeteve.
Boom intervistoi shoferë të automjeteve, nëse e hasin në përditshmëri këtë problem.
Shumë prej tyre pohojnë se janë të detyruar të kenë këmbën te frena gjithë kohës, pasi kalimtarët nuk i zbatojnë rregullat.
“Nuk kalojnë fare te vizat e bardha. Unë e shoh se disa shoferë e ndjejnë si problematikë.”
“Nuk kalon njeri te vizat e bardha, por kështu janë bërë aksidente.”
Ndërkohë, Boom iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit në lidhje me shkeljet që bëjnë kalimtarët.
Në përgjigjen e kthyer për Boom aty pohohet se ka një nen të posaçëm në Kodin Rrugor lidhur me sjelljen e këmbësoreve në rrugë.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë i në përgjigje të kërkesës së Boom:
A). Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë, Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998 (i ndryshuar), në kapitullin e “Normave të Sjelljes” ka 2 nene specifike për këmbësorët, konkretisht një për sjelljet e këmbësorëve në rrugë dhe neni tjetër për sjelljen e drejtuesve të mjeteve ndaj këmbësorëve:
Neni 188 – Sjellja e këmbësorëve:
1. Këmbësoret duhet të qarkullojnë në trotuare, bankina, shëtitore dhe hapësira të tjera të caktuara për ta. Kur këto mungojnë, janë të zëna, të ndërprera ose të pamjaftueshme, duhet të qarkullojnë në buzën e karrexhatës në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve dhe në mënyrë të tillë që të krijojnë një pengesë sa më të vogël për qarkullimin. Jashtë qendrave të banuara, këmbësorët kanë për detyrë të qarkullojnë në sens të kundërt me atë të lëvizjes se mjeteve ne karrexhata me dy sense lëvizjeje dhe ne buzën e djathte ne lidhje me drejtimin e levizjes se mjeteve ne rastin e karrexhatave me nje sens lëvizjeje. Këmbësoret qe qarkullojnë ne karrexhatat e rrugëve brenda dhe jashtë qendrave te banuara, pa ndriçim publik, kane për detyre te lëvizin ne një rresht te vetëm.
Nga ana tjetër gjatë vitit 2020 referuar statistikave zyrtare (AIS) nga 1234 aksidente me pasojë janë:
53 këmbësorë që kanë humbur jetën (29%);
63 këmbësorë të plagosur rëndë (34%);
301 këmbësorë të plagosur lehtë (24%);
Burimi: Ora News