Kaloritë që merrni nga konsumi i një birre

Nëse gjithmonë keni qenë kuriozë të dini se sa kalori keni marrë pasi keni konsumuar një birrë, birraritë gjermane do t’ju ndihmojnë këtej e tutje. Duke filluar nga ky vit, birraritë gjermane do të fillojnë të shtojnë informacionin në etiketat e tyre duke shpjeguar saktësisht se sa kalori jeni duke konsumuar çdo herë që pini një shishe birrë.

Megjithëse Komisioni Europian e ka kërkuar me detyrim një etiketim të tillë, Federata Gjermane e Birrarive dhe birraritë private të Gjermanisë kanë thënë se janë të gatshme ta mirëpresin këtë iniciativë.

Etiketat e reja do të prezantohen gradualisht gjatë vitit 2019. Deri tani, ligjet e BE-së nuk kërkonin që pijet alkoolike të etiketoheshin siç etiketohen ushqimet, por një sondazh i kryer nga grupi i të dhënave INSA për birraritë, tregoi se 52% e konsumatorëve gjermanë ishin të interesuar të dinin se sa kalori merrnin nga konsumi i një birrë.

SHKARKO APP