Kalvari i vuajtjeve të së resë nga Dibra, jetime nga babai prej moshës 3 vjeçare e martesa e dështuar, familjarët apelojnë për ndihmë

Në studion e e misionit me “Zemër të Hapur” nga Evis Ahmeti u trajtua sot historia e dhimbshme e një 30-vjeçareje nga fshati Arrëz i Dibrës. Një histori që zë fill në moshën 3-vjeçare, moshë në të cilën 30-vjeçarja humbet babain nga një infarkt në zemër. Pikërisht këtu nis edhe kalvari i gjatë i vuajtjeve. U detyrua të jetonte me gjyshin dhe gjyshen pasi nëna pas një dakortësie me njerëzit e bashkëshortit u kthye në familjen e babait të saj. Pas pesë vitesh nga vdekja e bashkëshortit nëna u martua  dhe vajza jetoi deri në moshën 30 vjeçare në familjen e gjyshërve. Në moshën 30-vjeçare e martojnë me shkuesi dhe pas tre muajsh fejesë, largohet në Itali së bashku me bashkëshortin. Pas pesë muajsh 30-vjeçarja sillet në shtëpinë e gjyshërve  pasi bashkëshorti nuk dëshiron të jetoj me të.

“Kam nje vajze vellai eshte 30 vjece, babi i ka vdekur, nena i eshte martuar me tjeter ajo quhet Pranvera Dani nga fshati Arras Diber .Ishte fejuar me 8 janar viti 2020 me nje cun nga Dibra i cili ka iniciale I. E iku ne Itali me te fejuarin me 12- janar. Ai e mbajti 5 muaj dhe e braktisi goca ka ngel shtatezen eshte 4 muaj e gjysme e ka sjell i vellai i tij me pretendimin se vajza ka probleme te shendetit mendor. Mbesa  nuk kishte qen ne gjendje te mire shendetesore pra kishte kaluar  depresion, tani ndodhet ne shtepine e xhaxhait, nuk kemi mundesi per ta ndihmuar sepse eshte edhe shtatezene. Prandaj ju lutem na ndihmoni se nuk ka familje.

E kam vajzen e vellait, vellai im ka nderruar jete para 30-vitesh. E rriti nena e vet jetime. Ne moshen 30 vjec ne janar te 2020 e fejuam me shkuesi, mirepo pas disa muajsh u largua me burrin ne Itali. Vajza ngeli shtatezane, por pati probleme te shendetit mendor. Burri e solli ne shtepi te mua dhe e braktisi. Ne e çuam vajzen ne spitalin e Peshkopise dhe vajza eshte shtatezane.  Babai i ka vdekur ne moshen 27 vjec dhe vajza ka qene 3 vjec. Ne kete kohe mamaja e saj u martua me dike tjeter. Vajza jetoi me gjysherit dhe xhaxhallaret ne fshatin Arras. Nena u martua dhe mbesa ime nuk e takonte. Pas vdekjes se vellait nena e vet iku te prindrit e vet dhe vajza ndenji me gjyshrit sepse nuk e permbante kanuni, nese do merrte vajzen athere ajo nuk do te martohej me. Ajo vendosi te martohej pas pese vitesh ne zonen tone ne nje fshat tjeter.Vajza u rrit dhe ne moshen 30 vjec u fejua me nje djal nga Dibra ne janar te vitit 2020 me shkuesi. Pasi u fejua ai djali jetonte ne Itali me dokumenta dhe ai ja beri dokumentat per tre muaj dhe e moren me vete dhe u martuan pergjithmone por per shkak te kesaj pandemise nuk u celebruan.-tha ne studio halla e saj.

SHKARKO APP