Kamela Islamaj: Takimi i parë me Truman, para një gote rakie!

Kryesisht vera për çdo artist është jko vetëm sezon pune, por edhe relaksi. Kështu është për Kamela Islamaj. Këngëtarja vjen në këtë intervistë të suplementit të gazetës “Shekulli” ndryshe, duke rrëfyer mbi ditët e nxehta të muajit gusht, pushimet e saj në Itali, raportin me muzikën kryesisht rock dhe jazz.  Patjetër që pjesë e intervistës do të ishte edhe diskutimi mbi dashurinë… Truman është i dashuri i këngëtares me të cilën bashkëjeton prej një kohe relativisht të gjatë. Ajo tregon për ne se çfarë është Truman për të, takimin e tyre të parë dhe ajo që i bashkon më së shumti si në muzikë dhe në jetën e përditshme.

Kamela  çfarë po bëni në këto ditë të nxehta gushti?

Këto ditë të nxehta gushti, po rikarikoj bateritë për një tjetër sezon të ngarkuar. Por,  fatkeqësisht janë shumë afër fundit kështu që, jem gati  (qesh).

Jeni me pushime apo… ku po i kaloni?

Jam në kostieren cilentane në Itali, pas një jave pushimesh stresuese në Dhërmi…

Keni eksperianca të ndryshme në fushën e muzikës së fundmi ishit pjesë e “The Voice”, si ishte kjo eksperiencë për ju?

“The voice” është një nga eksperiencat më të bukura, sepse ke të bësh me të rinj pasionantë dhe të talentuar. Ti jep, por edhe merr pa fund. Sigurisht çdo puëe ka lodhjen e vetë dhe besomëni “The Voice” të lodh,  por të jep një kënaqësi shumë të madhe!

Ndërkohë jepni mësim në një shkollë rock, përse në këtë rrymë muzikore?

Është shkollë rock-u, por në të merren bazat fillestare të muzikës dhe më pas secili zgjedh rrymën që dëshiron. Por,  sigurisht pjesa më e madhe janë më shumë të orientuar rreth rock-ut. Fundja fundit kush nuk do donte të ishte një rockstar (qesh).

Rock, jazz të gjejmë më së shumti në këto rryma, çfarë të përbashkëta ka Kamela me to?

Në gjuhën popullore thuhet “atje më fle xhani”  (qesh). Kam shumë vite që vërtitem në ujërat e blues jazz rock funky… Nuk rri dot pa. Pjesa më e bukur e ditës është kur ulem të dëgjoj dhe të hulumtoj muzikë nëpër këto ujëra (qesh).

Cila është më veçantja nga gjithë përvojat e tua?

Unë i konsideroj të gjitha përvojat e mia dhe kam një vend të veçantë për to (qesh).  Gjithsesi, një nga përvojat që e kam më afër zemrës është në fillimet e mia, kur luaja në një club jazz-i dhe isha vetëm 18vjeç. Isha më e guximshme se tani dhe ishte një nga përvojat që më rriti më së shumti vokalisht!

Sa këmbëngulëse është Kamela në gjërat që do?

Jo aq shumë sa duhet… Ka raste që ngul këmbë deri në fund dhe pastaj e le (qesh). Po sigurisht jam një “luftëtare e vogël”,  kështu që në një mënyrë apo tjetrën i bëj gjërat që dua.

E ke menduar ndonjëherë veten pa muzikën?

Asnjëherë! Nuk di në të vërtetë ça do bëja. Kam që 6 vjeç që studjoj dhe merrem me muzikë. Kam shfaqur herë pas here dëshira për sport, por janë zbehur shumë shpejt (qesh).

Të bashkëjtosh mënyrë më e mirë për njohjen e tjetrit apo “largim”nga përgjegjësia e që mund të kesh në një raport si martesa?

E pse të mos jenë të dyja… Unë jam dhe do jem pro bashkëjetesës se ndihmon edhe të njohësh veten përveç partnerit.

Truman (i dashuri) është për ju…

Truman është njeri shumë inspirues (qesh). (dhe e teprova me fjalët e bukura :P)

Takimi juaj i parë?

Ka qenë shumë i thjeshtë, përpara një gote rakie,  por me zemrat plot. (qesh)

Ëndrra më e madhe që ju bashkon?

Jemi shumë të ngjashëm në ca gjëra dhe shumë të ndryshëm në shumë të tjera. Por,  jemi dy perfeksionista kështu që në fund na bashkon gjithçka (u skuqa )

Jeni e veçantë në stilin tuaj, por në ëndrra apo dëshira sa e pazakontë jeni? Mund të kujtoni ndonjë dëshirë, projekt që i ka befasuar të njohurit tuaj?

Përgjithësisht mundohem të jem me këmbë në tokë dhe të ndjek rregullat,  por herë pas here dal jashtë tyre  (qesh).  Përgjithësisht më pëlqen të befasoj të afërmit dhe miqtë e mi dhe me ata ja arrij gjithmonë qëllimit.

Cili është libri yt i preferuar?

Janë disa,  po një që më ka ngel në mendje është “The best thing that can happen to a croissant” Pablo Tusset. Mbresëlënës!

Këngëtari juaj i preferuar?

Para disa kohësh dikush më bëri të njëjtën pyetje dhe pasi fillova të përgjigjesha më tha: po të pyesja për këngëtarin e preferuar,  jo hitorinë e muzikës (qesh).  Kam shumë të preferuar prandaj e humbas numrin.

Pianoja sot për Kamelën?

Pas një periudhe 10-vjeçare i jam rikthyer pianos. Jam si ata fëmijët me lodrën e tyre të preferuar. Kam filluar të studioj, ngadalë- ngadalë!

Projektet tuaja të reja?

Me rikthimin e studimit të pianos jam duke punuar mbi disa gjëra të reja, por është akoma herët. Shpresoj të kem gati diçka nga dhjetori.

SHKARKO APP