KANË – ”Unë, Daniel Blake” i Ken Loach fiton Palmën e Artë

Palma e Artë e Festivalit të Kanës iu dha për të dytën herë radhazi në karrierën e tij Ken Loach me filmin “Unë, Daniel Blake”, një aktakuzë kundër padrejtësive sociale e regjisorit britanik, i cili denoncon idetë neoliberale.

“Kjo botë në të cilën jetojmë, ndodhet në një situatë të rrezikshme”, u shpreh regjisori, i cili mbush 80 vjeç në muajin qershor, në marrjen e çmimit duke dënuar ”një projekt të masave shtrënguese që drejtohet nga qëndrimet që ne i cilësojmë neoliberale dhe që rrezikojnë të na orientojnë drejt katastrofës”.

“Këto praktika neoliberale kanë rezultuar në mjerim për miliona persona”, akuzoi ai, duke thënë se shpresonte të ruante “një kinema të protestave”, pasi ai është një prej përfaqësueve të kësaj fryme

SHKARKO APP