Kërpudhat mund të ulin mundësinë e kancerit në prostatë me 17%

Meshkujt që kërpudhat i duan vetëm sipër një pice, tani duhet të ndryshojnë mendim. Një studim japonez i Tohuku University, i botuar në revistën International Journal of Cancer, tregon se personat që konsumojnë në mënyrë periodike kërpudha, reduktojnë në mënyrë domethënëse rrezikun e kancerit në prostatë. Studimi tregoi në veçanti që kërpudhat reduktonin mundësinë këtij kanceri në personat 50-vjeçarë që hanin shumë mish dhe bulmet, dhe pak fruta dhe perime. Një konsumim kërpudhe një ose dy herë në javë redukton sipas hulumtimit me 8% rrezikun e sëmundjes, ndërkohë që një konsum më i shpeshtë bën që kjo shifër të arrijë deri në 17%. Kanceri në prostatë është një nga më karakteristikët për gjininë mashkullore, me statistikat që thonë se çdo vit regjistrohen më shumë se 1 milion të sëmurë të ri në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?