Këshilla, si të jemi efektivë dhe të përqëndruar kur punojmë nga shtëpia

Me situatën që ka shkaktuar koronavirusi në vend dhe masat ndaluese të qeverisë, shumë kompani kanë urdhëruar që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia. Disa këshilla që kjo eksperiencë të jetë sa më e thjeshtë:

Bëj gati vendin e punës

Është shumë më e thjeshtë që çdo mëngjes, megjithëse je në shtëpi, të frymëzohesh për të punuar kur ke një tavolinë të rregullt me kompjuter, blloqe, stilolapsa dhe çdo gjë tjetër ngjashëm me tavolinën e punës që ke në zyrë.

Ndaj këshilla e parë është që të bësh gati tavolinën ku do punosh që një natë më parë. Mos harro të vendosësh në tavolinë dezinfektantin dhe një shishe me ujë.

Mos abuzo me oraret

Fakti që do të punosh nga shtëpia nuk do të thotë që të flesh më vonë një natë më parë, apo të ngrihesh më vonë në mëngjes. Ruajtja e të njëjtën rutinë si në ditët e punës do t’ju ndihmojë të punoni më lehtë nga shtëpia.

 Komuniko me kolegët

Fakti që nuk jeni më një zyrë për të koordinuar punën e bën edhe më të nevojshmë komunikimin me kolegët për të ndarë dhe koordinuar punët, përmes komunikimit online ose hapni një grup në WhatsApp.

Mundohuni që në këto grupe të flisni kryesisht vetëm për punën.

Rri larg frigoriferit

Nëse në zyrë, momentet e pushimit janë bisedat e shkurtra me kolegët, në shtëpi është frigoriferi vendi ku shkojmë të gjithë për tu shkëputur nga puna. Por të gjithë specialistët këshillojnë që t’i qëndroni larg atij për disa arsye.

Do përfundoni duke marrw ushqime dhe duke ngrenë gjith cfarw  keni blerë. Kjo gjë ju bën keq jo vetëm për shëndetin, por dhe për energjinë.

Për të luftuar mërzinë, në vend të frigoriferit, bëni një xhiro të shpejtë nëpër shtëpi ose dilni në ballkon për të marrë pak ajër të pastër.

Dhe mos harroni të lani duart shpesh dhe të ajrosni të gjithë dhomat e shtëpisë, përshi dhe zyrën e improvizuar.

SHKARKO APP