Kim është e tmerrshme!

Kim Kardashian ka postuar së fundmi një foto teksa mbante në gojë një lëpirëse. Ndonëse ajo foto nuk ishte gjë tjetër veçse marketing i mirë për lëpirësen e re që kompania kishte nxjerrë, si çdo gjë tjetër që poston, nuk mbeti pa u komentuar as kjo.

Ka qenë aktorja e re Jameela Jamil, e cila është përfolur shumë për rolin e saj tek “The Good Place”, që ka kritikuar hapur mbretëreshën e Instagram-it.

“Jo! E tmerrshme! Është kaq influencë e keqe për vajzat e reja. Unë e adhuroj aftësinë e mamasë së tyre për të bërë marketing, por kjo familje më bën të ndjej dëshpërim për atë në çfarë i kanë reduktuar gratë!”- shkruan ajo në llogarinë e saj të Twitter-it.

Aktorja, ka inkurajuar gjithashtu gratë të fokusohen edhe në gjëra të tjera përveç përpjekjeve për të patur një bark të sheshtë.

Megjithëse mesazhi i aktores i dedikohej grave në përgjithëse, nuk ka asnjë dyshim që frymëzimin e mori nga Kim-i, e cila duket që nuk është aspak në shijet e saj./Anabel/

SHKARKO APP