Kisha e Shën Mërisë në Përmet po i nënshtrohet restaurimit

Kisha e Shën Mërisë, në Kosinë të Përmetit, po i nënshtrohet restaurimit. Projekti, i cili mbështet nga Instituti i Mmonumenteve të Kulturës, Ministria e Kulturës dhe Kisha Ortodokse, shkon në vlerën e 50 milionë lekëve. Ai parashikon ndërhyrje në pjesën e jashtme dhe të brendshme të saj.

Sipas Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro restaurimi synon rikthimin e elementëve tradicionalë dhe konsolidimin e pikturave murale me qëllim nxjerrjen në pah të vlerave. “Gjithë zona e Kosinës është një zonë shumë e begatë, me histori, me një peizazh të jashtëzakonshëm, e kombinuar kjo me sitet kulturore siç është kisha, e bëjnë patjetër një ndër zonat e preferuara edhe për të nxitur turizmin familjar që është vetëm në hapat e para”, tha ministrja Kumbaro.

Kisha daton që në vitin 1460. Ndërhyrja më e fundit në këtë objekt fetar është kryer rreth viteve 80, ndërsa është shpallur monument kulture në vitin 1963.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?