Kitty Spencer i befason të gjithë, identik si halla e saj Princeshë Diana

Ajo ishte vetëm 6 vjeç kur halla e saj, Princeshë Diana vdiq.

Por modelja Lady Kitty Spencer i ka befasuar njerëzit kur u shfaq në dasmën mbretërore.

Spencer tërhoqi vëmendjen për shkak të ngjashmërisë së saj të madhe me hallën e saj, Princeshën e Uellsit.

Kitty, vajza e vëllait të vogël të Dianës, Charles Spencer, shoqërohej në dasmën e Dukë Harry-t dhe Dukeshës Meghan nga motra e saj Lady Eliza, vëllai Louis dhe nëna Victoria.

Spencer dukej mahnitëse dhe shume elegante e veshur me një fustan ngjyrë jeshil.

SHKARKO APP