Kjo është Elisa, 11-vjeçarja shqiptare që mundi 13 shahiste europiane

Ajo është vetëm 11-vjeç dhe është gjeni në lojën e shahut.

Elisa Isufi arriti të kishte një rezultat pozitiv në Europianin e të Rinjve në shah, event i cili u zhvillua në Rumani.

Ajo zhvilloi një garë të pabarabartë moshe por të qëndrueshme në cilësi me autoritet duke lënë pas plot 13 lojtare nga 12 Vende të Europës me shah të zhvilluar si Bullgari, Poloni, Austri, Norvegji, Danimarke, Rumani, Greqi etj.

Në sportin e shahut element kyç është mosha e lojtarëve pasi ndikon në zhvillimin që ka lojtari, zakonisht lojtarët që vendosen përballë nuk kanë diferencë moshe më shumë se 2 vjet.

Elisa u rendit në të njëjtën kuotë me lojtare nga Rusia, Lituania, Serbia, Izraeli, Holanda, Belgjika apo Rumania.

Postimin në rrjetet sociale të trajnerit të Elisës, Arian Bllacës:

SHAH – ELISA ISUFI, SHAHISTJA SHQIPTARE 11 VJECARE QE TENTOI DHE SFIDOI TE “PAMUNDUREN” NE EUROPIANIN E TE RINJVE !

Eshte fakt i njohur se diferenca ne moshe ne sport vecanerisht ne ato te njoma ka ndikim te jashtezakonshem determinant.

Per kete aresye femijet nga U-8 deri te rinjte ne U-18 ne cdo sport ndahen ne seksione te vecanta te ndara me 2 vite diference nga njeri tjetri.

Ne sportin e shahut qe eshte nje sport i mendjes kjo merr rendesi themelore.

I njohur eshte fakti se ne moshat e njoma qelizat inteligjente te trurit zhvillohen me progresion gjeometrik ndaj edhe 1 vit diference aty ka ndikimin e vet jo te vogel.

Si arti i shprehjes se bukurise se logjikes njerezore, ky sport kerkon nje pjekuri te caktuar e cila dihet qe me kalimin e viteve forcon gjykimin dhe aresyetimin. Por,le te mos zgjatem me keto fakte te njohura.

Vetem pak dite para fillimit te Kampionatit Europian per te rinj qe do startonte ne Rumani ( 5-14 Shtator) mesova se per aresye praktike dhe teknike per Elisen 11 vjecare ishte vendosur te garonte jo ne Girl U-12 ( ku sidoqofte edhe aty nuk ishte ne maksimumin e moshes) por ne Girl U-14 !!

Mu duk nje iniciative fort e guximshme ,”eksperiment” me shume zarar mbasi e gjykova te pamundur ate lloj perballje madje ne rast disfate totale mund te ndikonte teper negativisht ne moralin e lojtares per te ardhmen aqmeteper kur vetem para 2 muajve ne Budva ne Girl U-11 u detyrua te nderpriste garen per aresye shendetesore,ne Europianin e Shkollave nga i cili u kthye e pezmatuar.

“Mos valle po e egzagjeroni me kete vajze? Ku po e coni….ta torturoni ne nje gare krejtesisht te pa barabarte te cilen me sa dhe e njoh mire, eshte jashte mundesive te saj ?”

Keto ishin ne substance fjalet qe i thashe trajnerit te saj dhe njekohesisht te Skuadres Kombetare, mikut tim IM Ilir SEITAJ i cili me buzeqeshje mu pergjigj: “Ajo do tja dali,kam besim. Flasim kur te kthehemi.!”

Dhe Elisa me lojnat qe zhvilloi ne kete Europian karshi lojtareve me te mira te kontinentit Under 14 te perzgjedhura nga mbi 50 federata europiane, ndonese me tre vite diference ndaj tyre perligji besimin.

Ajo zhvilloi nje gare te pabarabarte moshe por te qendrueshme ne cilesi me autoritet duke lene pas plot 13 lojtare nga 12 Vende te Europes me shah te zhvilluar si Bullgari, Poloni, Austri, Norvegji, Danimarke, Rumani, Greqi etj.dhe duke u renditur ne te njejten kuote me lojtare nga Rusia,Lituania,
Serbia,Izraeli,Holanda,Belgjika apo Rumania.

Me piket e grumbulluara, rreth 40% ne 9 rounde , Elisa konfirmoi talentin e saj . Barazimi me Kampionen e Zvicres U-14 (1831 ELO) apo fitoret ndaj lojtares Norvegjeze ( 1696 ELO) dhe asaj Austriake (1670 ELO) jane tregues domethenes dhe shpresedhenes per nje te ardhme te suksesshme ne nivelet e larta.

Ndonese me ELO modeste 1359 ajo pati nje Performance Rating 1607 duke permiresuar ndjeshem koeficientin e fortesise ELO me +88 pik ! Sme ngelet gje tjeter vec urimit te sinqerte per sa me shume suksese ne te ardhmen Elises, fitueses se olimpiades se matematikes ne rang Republike ( per moshen e saj ) dhe shahistes tone te vogel, por me plot vlera.

Fotot : Elisa ISUFI (ALB) gjate zhvillimit te gares ne Rumani si dhe pamje nga ambienti i zhvillimit te Europianit.

SHKARKO APP