Kjo është ministrja e Kulturës më e pazakontë, që ka njohur historia botërore

Qeveria e sapo formuar në Suedi përbëhet nga 22 anëtarë, 12 prej cilave janë gra dhe 10 prej të cilëve janë burra.

Më e reja në moshë prej tyre është ministrja e Kulturës, e cila duhet Amanda Lind. Ajo është 38-vjeç dhe nuk bie në sy vetëm prej moshës së saj, por edhe për stilin.

Lind ka një stil të veçantë në modelin e flokëve, i cili të lë pa fjalë. Ajo ka thënë, se do të punojë me pasion për kulturën në Suedi dhe se do të angazhohet që mediat e pavarura të jenë edhe më të pavarura në mënyrë që gazetari investigative të jetë më e përhapur.

Ministrja e re e Kulturës në Suedi adhuron librat dhe pëlqen t’i bjerë fyellit. Lind ka qenë psikologe në profesion është e martuar me regjisorin dhe artistin Björnola Lind dhe së bashku kanë dy fëmijë.

Ndërsa në deklaratën e qeverisë së kryeministrit Löfven shkruhet se hyrja në muze do të jetë falas.

Gjithashtu ai ka premtuar se qeveria e sapo krijuar do të kujdeset për përmirësimin e sigurisë ekonomike të artistëve dhe punëtorëve të kulturës.

Në fund të gjithë kësaj mund të thuhet vetëm se kjo është ministrja më e pazakontë e Kulturës që ka njohur historia botërore.

SHKARKO APP